Pas marshimit nëpër Tiranë, protestuesit ndalen para Kryeministrisë

14 Nëntor 2026, 17:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas marshimit nëpër Tiranë, protestuesit ndalen para

Pas disa orësh marshimi në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë ndalur para godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar protestën.

Të rinjtë kanë përshkuar disa akse të Tiranës, për t'u grumbulluar më pas te bulevardi "Dëshmorët e Kombit".

Protestuesit marshuan nga Ministria e Arsimit drejt “Zogut të Zi”, ku bllokuan qarkullimin duke djegur koshat me mbeturina.

Gjatë marshimit në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit hoqën edhe barrierat metalike të rrugës.

 

 

 


Video