Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Aktivisti Edison Lika ka qëlluar me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur sapo eskorta e kreut të qeverisë ka dalë nga kryeministria dhe po lëvizte në afërsi të RTSH-së.
Lika është afruar dhe ka hedhur disa vezë në drejtim të makinës së Ramës. Në sfond dëgjohet dikush që bërtet: "o hajdut!".
Më pas autori u largua me vrap, por efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën, e kanë arrestuar.