Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë Artef Leka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej dhjetorit të vitit 2021.
Sipas raportimeve në media, 67-vjeçari Leka rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.
Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, ai pritet t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me rastin.