
Tensionet në Kuvend, Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligjin për Bankën e Shqipërisë.
Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar gjatë punimeve parlamentare.
Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët, duke përcaktuar se ata nuk mund të arrestohen apo t’u kufizohet liria pa një autorizim paraprak nga Gjykata Kushtetuese.
Po ashtu parashikohet që Euro do të jetë monedha zyrtare në Shqipëri menjëherë pasi vendi të jetë pjesë e BE-së.
Euro që përdoret masivisht në ekonomi, në secilën hallkë të saj, nga blerjet e shërbimeve apo produkteve, e deri tek kreditë e depozitat, do të jetë monedhë zyrtare e vendit.
Seanca u shoqërua me tensione në sallën e Kuvendit, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren, ndërsa ndezën tymuese dhe flakadanë në shenjë proteste.
Në seancë ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Për kaosit, tensioneve dhe flakadanëve nga deputetwt e PD-së, Peleshi përjashtoi Bledion Nallbatin, Xhelal Mziun, Ivi Kason dhe Blendi Himçin.