Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar zyrtarisht për deklaratat në rrjetet sociale, se një student ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pas përplasjeve me efektivët e Policisë së Shtetit.
"Asnjë humbje jete në strukturat spitalore. Përkujdesje shëndetësore maksimale për çdo të lënduar", thekson Ministria.
Institucioni i drejtuar nga Klodiana Spahiu tregon se deklaratat apo komentet, në dukje në rrjetin social Tik Tok, janë të pavërteta dhe në spitalet e Tiranës po ofrohet shërbim dhe kujdesje maksimale për çdo person të lënduar.