Vizita te estetistja i shpëtoi jetën, 62 vjeçarja zbuloi në kohë se kishte kancer

2 April 2022, 13:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vizita te estetistja i shpëtoi jetën, 62 vjeçarja zbuloi
Jillian Murray

E keni menduar ndonjëherë që një trajtim estetik mund t’ju shpëtojë jetën? Rasti i Jillian Murray jo vetëm që e provon këtë gjë, por do t’ju bindë që herës tjetër t’i besoni më shumë estetistes suaj në rast se vë re diçka të çuditshme në lëkurën tuaj.

Në qershor të vitit të kaluar, 62-vjeçarja vuri re një shenjë të kafenjtë mbi kraharor. Iu drejtuar menjëherë mjekut të saj, por sipas tij nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Ndërkohë që muajt kalonin, shenja sa vinte dhe zmadhohej, por Jillian nuk kishte asnjë shqetësim kështu që nuk i kushtoi më rëndësi deri në momentin që po bënte një trajtim fytyre dhe estetistja e saj e bindit t’i drejtohej një mjeku specialist.

Ajo që do të zbulonte më pas do ta linte pa fjalë, pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës në kraharor.

Mjekët vunë re gjithashtu kancer të lëkurës në hundë, karcinoma e qelizave bazale që nuk ka lidhje me melanomat, të cilin as zonja Murray dhe as estetistja e saj nuk e kishin vënë re.

Sipas tyre nëse nuk do të ishte kapur në kohë, kanceri do të arrinte në gjak dhe më pas do të përhapej në të gjithë trupin.

Ajo iu nënshtrua dy operacioneve për të hequr qelizat kancerogjene , të cilat kishin thuajse 4 cm thellë nën lëkurë.


Video