“Nuk jam si ti”, “As unë si ti”: Çfarë po ndodh mes Bora-Beatrix? Kunj apo lojë?

1 April 2022, 18:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nuk jam si ti”, “As unë si ti”: Çfarë

Sot, në ditën e gënjeshtrave, të gjithë lajmet në fushën e shoëbizit duhen marrë me nota dyshimi, si ky rast mes Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt.  

Moderatorja e njohur e emisionit “Për’puthen”, ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” ku shprehet se do të publikojë një këngë të re mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Bora publikoi një ‘screenshot’ ku duket fotoja “përfaqësuese” e këngës, ndërkohë që titulli është “Nuk jam si ti”.

“Nuk jam si ti”, “As unë si ti”: Çfarë

Mirëpo, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt të vërtetë apo një shaka të ditës së gënjeshtrave, një gjë tjetër ka ndodhur.

Ka qenë pikërisht Beatrix Ramosaj ajo që ka bërë një postim shumë të ngjashëm me atë të Borës, ku njofton publikimin e një kënge të re! Prisni se ka akoma… titulli i këngës është “As unë si ti” dhe do të publikohet ditën e sotme në orën 20:00!

“Nuk jam si ti”, “As unë si ti”: Çfarë

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për ndonjë rastësi të paplanifikuara, apo dy vajzat po thumbojnë hapur njëra-tjetrën në rrjete sociale. E vetmja gjë që na mbetet të bëjmë është të presim mbrëmjen e sotme dhe të verifikojmë çdo paqartësi!

 



Video