Pjesëmarrja e këngëtares izraelite në Eurovision ka shkaktuar polemika të mëdha, teksa shumë i kishin kërkuar të tërhiqej.
Një televizion belg vendosi të ndërpriste transmetimin, teksa në skenën e Eurovision u ngjit këngëtarja izraelite, duke shfaqur në ekran një mesazh kundër luftës dhe kundër gjenocidit.
Po ashtu, protesta pati edhe në rrugët e Suedisë, ku mijëra emigrantë dolën në mbështetje të popullit palestinez.
Vëmendje tërhoqi edhe gjesti i këngëtares greko-sudaneze Marina Satti, e cila u filmua duke pretenduar se po e zinte gjumi, teksa po këndonte Eden Golan. Ajo është kritikuar për këtë gjest, teksa shumë e kanë quajtur "të pahijshme" dhe "të paedukatë.
Greece representative singer at Eurovision “falling asleep” whilst Israeli contestant is speaking.
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 10, 2024
Grow up.
pic.twitter.com/acnPmHV7gw