VIDEO/ Luizi ka gati “planin” e propozimit për martesë Kiarës: Do ndodhë natën e finales, kur ...

16 January 2023, 14:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Luizi ka gati “planin” e propozimit për martesë
Kiara dhe Luizi

Edhe pse Kiara Tito nuk i ka dhënë ende një përgjigje nëse mund të kenë një raport dashurie bashkë, Luizi duket se e ka seriozisht afeksionin për të dhe ka gati “planet për martesë”.

Këngëtari madje ka menduar dhe momentin e propozimit që thotë se e ruan për natën finale, teksa Olta dhe Bjordi qëndrojnë në oborr dhe e dëgjojnë teksa ai tregon planin e tij.

Pjesë nga biseda:

“Unë do pres deri ditën që do jem vetëm në skenë me një banor tjetër dhe kur të thonë publiku ka vendosur që fituesi i BBV 2 Albania është… unë në atë moment do ulem në gjunjë dhe do nxjerr unazën.

Bjordi: Po ku do e gjesh unazën?

Luizi: Do e porosis.

Olta: Po Kiara është në shtëpi…

Luizi: Të jetë kudo, do jenë të gjithë pjesëmarrësit atë natë aty se është mbyllja. I propozoj në skenë dhe fiken dritat dhe një pistoletë…

Olta: Dhe ajo do të thotë jo.

Luizi: Po tha jo, e mbyllim, vazhdojmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video