“Nëse nuk është bos, të mos më afrohet.” Kjo ishte deklarata e bujshme të Antonela Berishës, e cila trazoi rrjetin disa kohë më parë.
Në një dalje të saj, ish-konkurrentja e Për’puthen ishte shumë serioze teksa shprehej se një tipar i rëndësishëm tek partneri i saj i ardhshëm ishte “pasuria”. E mesa duket e paska gjetur bos, e përtej bosit.
Antonela, si një personazh pa doreza e cila nuk kursehet të tregohet e sinqertë kur vjen puna tek vlerat monetare, ka thënë se ajo vetë është dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë dikujt. Sa i përket dhuratës më të shtrenjtë që ka marrë, Antonela ka thënë në “Zemër Luana”: “Një dublex (apartament), i cili ka kushtuar 300 mijë euro”.
Ku sigurisht ka patur shumë reagime në skenë, teksa Olsi Bylyku ka thënë me batutë: “Ku i gjeni këta moj?”.