Njerëzit revoltohen me Amosin: Deklarata e tij kundër Luizit trondit rrjetin

16 January 2023, 14:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Njerëzit revoltohen me Amosin: Deklarata e tij kundër Luizit trondit
Luizi dhe Amos

Një deklaratë e aktorit Amos Zaharia është bërë virale në rrjete sociale dhe po kritikohet për mesazhet e dhunës që përçon në publik, që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe shantazhin.

Në një bisedë me Kristin, ndërsa flasin për Luizin dhe i referohen debatit të këtij të fundit me Kejvinën,  Amos shprehet se do ta merrte, do ta çonte në mal, do ta zhvishte lakuriq, do e xhironte dhe do e detyronte të kërkonte falje.

Biseda:

Kristi: “Ça do i bëje? Do e vrisje?

Amos: “Jo, nuk do e vrisja.”

Kristi: “Atëherë?”

Amos: “E di unë ça do i bëja.”

Kristi: “Ça do i bësh?”

Amos: “Atë që meriton. E di ça do i bëja? Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja dhe do i thoja ‘Kërko falje’. Edhe pastaj shikoje ti, i jep më gojës.”

Kristi: “S’do ndodhë gjë mo.”

Amos: “Unë s’po them do i fus plumbin kokës.”

Njerëzit kërkojnë që kjo deklaratë të sqarohet gjatë programit nesër. Janë pa fund janë ata që kritikojnë Amosin.



Video