VIDEO: I përmendi gruan, Will Smith gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock në "Oscars"

28 March 2022, 08:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: I përmendi gruan, Will Smith gjuan me shuplakë komedianin Chris
Will Smith gjuan me shuplakë komedianin

Aktori Will Smith fitoi çmimin e parë Oscar në karrierë, pasi pak minuta më parë goditi me shuplakë prezantuesin e çmimeve, komedianin Chris Rock, duke zbehur kështu arritjen më të madhe të karrierës së tij.

53-vjeçari u ngjit në skenë dhe goditi komedianin, i cili sapo kishte bërë një batutë për kokën e rruar të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Jada ka disa vite që vuan nga rënia e flokëve dhe duket se Will Smith nuk e pranoi një shaka të tillë.

VIDEO: I përmendi gruan, Will Smith gjuan me shuplakë komedianin Chris

Pasi e goditi, Smith iu drejtua sërish Rock-ut me fjalët: “Mos e përmend fare gruan time”.

Pasi iu dorëzua çmimi si aktori më i mirë, për interpretimin e Richard Williams, babait të kampioneve të tenisit, Venus dhe Serena Williams, në filmin “King Richard”, Will Smith kërkoi falje për gjestin e tij, por jo ndaj Chris Rock.

“I kërkoj ndjesë të pranishmëve në sallë dhe kolegëve të mi. Dashuria të bën që të bësh çmenduri”, tha Smith.

VIDEO: I përmendi gruan, Will Smith gjuan me shuplakë komedianin Chris

Gazetarëve në ceremoni nuk iu lejua që të bënin pyetje mbi shuplakën.

Policia e Los Angeles njoftoi se Chris Rock nuk ka ngritur padi, por është gati që të hetojë nëse do të ketë një padi ndaj aktorit 53-vjeçar, fitues i freskët i çmimit Oscar.



Video