VIDEO / Dua Lipa dhe Cher me një duet fantastik në "Rock&Roll Hall of Fame"

20 October 2024, 18:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Dua Lipa dhe Cher me një duet fantastik në "Rock&Roll
Dua Lipa dhe Cher

Një duet gjeneratash. Kështu mund të konsiderohet ai mes Dua Lipës dhe Cher në ceremoninë e përvitshme që zhvillohet në Klivlend të Ohajos në muzen “Rock&Roll Hall of Fame”.

Ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare performoi në krah të yllit 78-vjeçar të të njëjtit zhanër, këngën e kësaj të fundit “Belive”.

Të dyja këngëtaret janë pjesë e historisë së muzikës Pop, njëra si përfaqësuesja e gjeneratës së re, ndërsa tjetra si pjesë e së vjetrës.

Nëpër media është përfolur shpesh se Cher dhe Dua Lipa nuk kanë asnjë konsideratë për njëra – tjetrën, por kjo paraqitje së bashku vërtetoi krejt të kundërtën dhe pati mjaft sukses.


Video