Vdes ish-vokalisti i grupit legjendar Iron Maiden

21 October 2024, 17:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes ish-vokalisti i grupit legjendar Iron Maiden
Paul Di'Anno

Paul Andrews, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Paul Di'Anno, një ish-anëtar i grupit Iron Maiden, ka ndërruar jetë këtë të hënë më 21 tetor.

"Në emër të familjes së tij, Conquest Music është i pikëlluar për konfirmimin e vdekjes së Paul Andreës, i njohur profesionalisht si Paul Di'Anno", thuhet në një deklaratë për media.

Deklarata konfirmoi se ai vdiq në shtëpinë e tij në Wiltshire: “Paul ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Salisbury në moshën 66-vjeçare”.

Vdes ish-vokalisti i grupit legjendar Iron Maiden
Paul Di'Anno

I lindur në Chingford, në Londrën Lindore më 17 maj 1958, Paul u bë fillimisht i njohur si këngëtari kryesor i grupit anglez Heavy Metal, Iron Maiden midis 1978 dhe 1981.

Ai këndoi në albumin e tyre debutues Iron Maiden, dhe në albumin pasues, Killers. Edhe pse në karrocë për shkak të përkeqësimit të shëndetit, ai kurrë nuk e ndali performimin.

Vdes ish-vokalisti i grupit legjendar Iron Maiden
Paul Di'Anno


Video