Vajza e ish-deputetit ndërroi jetë, Alban Skënderaj bën dedikimin prekës: Ndjej dhimbje sikur kam humbur...

30 November 2023, 13:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vajza e ish-deputetit ndërroi jetë, Alban Skënderaj bën

Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar pas vdekjes së 24-vjeçares, Eva Tavo, vajza e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavo, nga një aksidnet në Maqedoninë e Verit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtari zbulon se Eva ka qenë fanse e tij, ndërsa shkruan se “E bëj këtë postim pasi ndjej dhimbje sikur kam humbur dikë që është pjesë e familjes”.

“Eva Taso, vetëm 24 vjeçe sapo u nda nga jeta në një aksident fatal. Një vajzë kaq shumë e kulturuar, e dashur, pozitive dhe sytë i rrezatonin vetëm mirësi.

Një fanse e muzikës sime dhe që fëmijë e deri sot nuk la asnjëherë asnjë event, koncert apo rast të rëndësishëm për mua pa qenë prezent dhe me dashurinë dhe mbështetjen e saj.

E bëj këtë postim pasi ndjej dhimbje sikur kam humbur dikë që është pjesë e familjes.”, shkruan ai.

Vajza e ish-deputetit ndërroi jetë, Alban Skënderaj bën


Video