Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Fituesja e "Big Brother VIP", Egla Ceno, është rrëzuar dje nga shkallët dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Gjithçka ka ndodhur para emisionit të djeshëm të post-Big Brother.
Moderatori Ledion Liço lajmëroi në nisje të mbrëmjes së djeshme se Egla Ceno kishte pësuar një incident, ndërsa vetë fituesja e "Big Brother" u shpreh se kishte dhimbje në këmbë gjatë emisionit.
Aktorja thuhet se ka rënë nga shkallët para se të niste transmetimi i post-Big Brother dhe Kryefjala.com ka siguruar një foto të Eglës Cenos gjatë vizitës mjekësore në një spital privat.

Ajo i është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe fatmirësisht ka rezultuar se nuk ka asnjë lëndim serioz.