U përmbys kamioni, “arratisen” 250 milionë bletë në Amerikë (VIDEO)

31 May 2025, 16:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

 

U përmbys kamioni, “arratisen” 250 milionë bletë
Pamje nga vendngjarja

Autoritetet në Uashington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje njerëzve të kenë kujdes pasi rreth 250 milionë bletë u arratisën. Shkak u bë përmbysja e një kamioni që po i transportonte.

Forcat e emergjencës u ndihmuan nga bletërritës profesionistë pasi në kamion ndodheshin mbi 31 mijë kilogramë koshere bletësh me hoje mjalti.

“Qëllimi është të shpëtojmë sa më shumë bletë e mundur”, njoftoi zyra e sherifit në Whatcom, aty ku ndodhi edhe incidenti.

U përmbys kamioni, “arratisen” 250 milionë bletë

Për këtë arsye zona u rrethua dhe qëndroi e tillë derisa u realizua shpëtimi i bletëve.

Bletërritësit punuan me policinë në mënyrë që të rregullonin kosheret dhe deri pasdite një pjesë e madhe e tyre bletëve u kthye në koshere.

 

 


Video