Tragjike / Gjashtë vite pas vdekjes së "DJ" legjendar Avicii, ndahet nga jeta ish e dashura e tij

10 May 2024, 21:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike / Gjashtë vite pas vdekjes së "DJ" legjendar
Avicii me të dashurën e tij Emily Goldberg

Ish e dashura e "DJ" legjendar suedez Avicii, Emily Goldberg ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare.

Ndonëse vitin e kaluar ajo kishte festuar mposhtjen e sëmundjes së kancerit, mediat raportojnë se ajo ndërroi jetë në 3 prill të këtij viti nga embolia pulmonare.

Familja e 34-vjeçares e përshkroi atë si një “person të gjallë dhe unik që përjetoi shumë aventura në jetën e saj shumë të shkurtër”.

Vdekja e saj përkon me 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të Tim Bergling, i njohur me emrin e artit “Avicii”. Ai mbylli sytë në moshën 26-vjeçare në Muskat të Omanit.



Video