“Të kam zemër, të kam vëlla”, Stresi publikon mesazhet e fundit me Brilant Martinajn

17 July 2022, 22:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të kam zemër, të kam vëlla”, Stresi publikon
Stresi

Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

23-vjeçari ishte mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi.

Ky i fundit ka reaguar i pikëlluar për vdekjen e Martinajt. Stresi ka postuar në Instastory bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.

“Të kam zemër, të kam vëlla”, Stresi publikon


Kujtojmë që vendi ku ndodhi ekzekutimi i të rinjve nuk ka kamera sigurie. Tre nga autorët që lëviznin me një makinë “Volswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Janë rreth 80 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.


Video