“Surpriza më e madhe!” Arbana zbulon bekimin e Papa Françeskut për të dhe Eduartin (FOTO)

20 June 2023, 19:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Surpriza më e madhe!” Arbana zbulon bekimin e Papa
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Mbrëmjen e 17 qershorit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u organizua në Toskana dhe ishte shumë private e me pak të ftuar.

Çifti vendosi ta mbajë larg vëmendjes mediatike, duke mos lejuar që të ftuarit të zbulojnë detaje nga ceremonia.

U raportua se çifti ka marrë një urim nga vetë Papa Françesku. Gjë që është konfirmuar edhe nga vetë moderatorja në mediat sociale.

Në Instagram ajo ka publikuar bekimin e Papës, që e cilëson si surprizën më të madhe dhe ua ka bërë pikërisht një mik.

“Shenjtëria e tij Françesku u jep përzemërsisht bekimin postolik Eduart Grishajt dhe Arbana Osmanit me rastin e Sakramentit të Satrimonisë”, shkruhet aty mes të tjerash.

“Surpriza më e madhe!” Arbana zbulon bekimin e Papa


Video