
Në pallatin mbretëror të Spanjës ka rënë një qetësi ankthi, pas zbulimit të skandalit rozë se Mbretëresha Letizia kishte një lidhje me kunatin e saj Jaime del Burgo, ish-bashkëshortin e motrës së saj.
Të tronditur, qytetarët po bëjnë thirrje për një test ADN-je pasi tashmë po vihet në pikëpyetje atësia e Mbretit Felipe për vajzat e tij, Princeshën e Kurorës Leonor dhe Princeshën Sofia.
E vërteta është se për shkak të polemikave, ndjekësit e familjes mbretërore spanjolle filluan të kërkojnë shpjegime për të konfirmuar ose jo të vërtetën e kësaj teorie. Ndërkohë nga ana e tij, pallati nuk ka reaguar apo deklaruar në lidhje me skandalin e krijuar.
Vlen të theksohet se që kur shpërtheu skandali rozë që tronditi besueshmërinë e familjes mbretërore, kanë dalë informacione të ndryshme për rrjedhjen e tij apo për faktin se lidhja e dashurisë është mbajtur sekret pasi gazetarja Letitia Ortiz (atëherë) u martua me trashëgimtarin e fronit spanjoll Felipe.