"Shpresoj ta shohim të buzëqeshur", miku i Ronaldos dhe Georginës flet për humbjen e djalit të tyre

25 April 2022, 08:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Shpresoj ta shohim të buzëqeshur", miku i Ronaldos dhe

Futbollisti Cristiano Ronaldo dha të hënën e shkuar lajmin e trishtë se fëmija i tij i porsalindur ka ndërruar jetë duke shkruar se është dhimbja më e madhe për çdo prind. Ndër të tjera ai shtoi se lindja e vajzës iu ka dhënë forcë për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Nga ana tjetër një mik i afërt i Georgina Rodriguez, Ivan Garcia ka deklaruar se shpreson ta shohë sërish të buzqëqeshur modelen.

“Ka qenë një javë shumë e trishtë.Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person ishte shumë i dashur për ta”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu për atë.Unë e e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojnë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, u shpreh Garcia.

Së fundmi, Ronaldo ka publikoi Instagram një foto familjare së bashku me partneren dhe fëmijët e tij. Ylli portugez shkruan se partnerja e tij Georgina Rodriguez dhe vajza e tyre e porsalindur janë rikthyer në shtëpi.

 “Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë”, shkruan futbollisti.


Video