“Më ka bërë bllok në Instagram”, Fifi bën deklaratën e papritur për ish-banoren e “BBV”

24 April 2022, 19:51Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më ka bërë bllok në Instagram”, Fifi bën
Fifi

Ditën e sotme në një emision televiziv ka qenë e ftuar ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, aktorja Monika Lubonja.

Nevina Shtylla – moderatorja e emisionit – i kërkoi asaj ti bëjë një rreng mikeshës së saj më të mirë, Fifit.

Në momentin që Lubonja e merr në telefon i thotë se Fifi ka folur keq për të pas krahëve. Këngëtarja gjatë gjithë kohës i kërkon aktores të dijë se çfarë ka dëgjuar, por në fund i thonë asaj që është vetëm një lojë.

Mirëpo, në fund të telefonatës Fifi tregon se aktorja e humorit, Arjola Demiri i ka bërë bllok në “Instagram”, duke thënë se në ditëlindjen e aktores kishte njerëz të padëshiruar.

Fifi: Në ditëlindjen tënde kishte njerëz të padëshiruar.

Monika: Kush ishin?

Fifi: Mjafton ky lajmi

Nevina: Do t’i jap edhe 20 pikë të tjera Monikës, po na e the emrin.

Fifi: Prit, prit një person që më ka bërë bllok në Instagram, Arjola.

Mesa duket, dy ish-konkurrentet e Big Brother Vip Albania nuk i kanë sheshuar hatërmbetjet.

 


Video