Shndërrimi që i ka habitur të gjithë, Lindsay Lohan shuan kureshtjen për ndërhyrjet plastike (FOTO)

28 May 2025, 09:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shndërrimi që i ka habitur të gjithë, Lindsay Lohan shuan
Lindsay Lohan

Lindsay Lohan, aktorja e filmave ikonikë të viteve 2000, më në fund iu është adresuar thashethemeve për ndërhyrjet plastike.

Pasi dominoi filmat për adoleshentë, Lohan u tërhoq nga Hollywood-i. Më pas vijoi një karusel me drama tabloidesh, periudha rehabilitimi dhe paraqitje në gjykata, por tani ajo është rikthyer.

Pas gjithë ndryshimeve në jetën e saj, Lindsay Lohan duket sikur nuk ka ndryshuar aspak dhe sikur vitet kanë ndalur në vend, në mos, kanë ecur mbrapsht.

Shndërrimi që i ka habitur të gjithë, Lindsay Lohan shuan

Në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, ka pasur kirurgë që flasin për ndërhyrje që shkojnë deri në 300.000 dollarë, por të gjitha këto aktorja i ka hedhur poshtë në një rrëfim për Elle.

“Kur? Me çfarë kohe? Ku?”, tha ajo e habitur për aludimet. Publicistja e saj i doli në mbrojtje duke thënë  se shoqëria ka standarde të dyfishta për vajzat që janë fytyra publike.

Por cili është sekreti i rinisë së 37-vjeçares?

Shndërrimi që i ka habitur të gjithë, Lindsay Lohan shuan

Sipas saj, është një shurup i shkollës magjike të filmit Harry Potter dhe ca pazare të mira. Çdo mëngjes nis me një eliksir që përfshin “karrotë, xhenxhefil, limon, vaj ulliri dhe mollë”.

Gjithashtu Lohan preferon panxharët turshi, farat chia, çajin jeshil, maskat për sy dhe futjen e fytyrës në  ujë me akull. “Më pëlqejnë lazerët”, tha ajo.

Me pak fjalë, shkëlqimi i Lindsay Lohan nuk është bisturia në dorën e një kirurgu, por një kokteil perimesh, teknologjia estetike dhe indiferentizmi ndaj atyre që thuhen për të.



Video