Shkencëtarët zbulojnë të dhënat e reja për temperaturën në planetin Neptun

12 April 2022, 17:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkencëtarët zbulojnë të dhënat e reja për
Planeti Neptun

Një ekip ndërkombëtar astronomësh ka përdorur një teleskop me bazë tokësore, për të gjurmuar temperaturat atmosferike të planetit Neptun, për një periudhe 17-vjeçare.

Ata gjetën një rënie befasuese të temperaturave në Neptun, si pasojë e një ngrohjeje dramatike në polin e tij jugor, shkruan Phys Org.

Shkencëtarët zbulojnë të dhënat e reja për

“Ky ndryshim ishte i papritur,” thotë Michael Roman, autori kryesor i studimit të botuar sot në “The Planetary Science Journal”.

“Meqenëse ne kemi vëzhguar Neptunin gjatë periudhës së verës, prisnim që temperaturat të rriteshin ngadalë, por jo që të pësonin ulje”, shtoi ai.

Astronomët shikuan rreth 100 imazhe termike me rreze infra të kuqe të Neptunit, për të bashkuar tendencat e përgjithshme në temperaturën e planetit.

Shkencëtarët zbulojnë të dhënat e reja për

Këto të dhëna treguan se pjesa më e madhe e planetit ishte ftohur gradualisht gjatë dy dekadave të fundit. Temperatura mesatare globale e Neptunit ra me 8 °C midis 2003 dhe 2018, teksa u rrit me 11 °C për periudhën kohore 2018-2020.



Video