Abramovich paguan 50 mijë euro që t'i dërgojnë darkën nga Londra... në Azerbajxhan

11 April 2022, 21:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Abramovich paguan 50 mijë euro që t'i dërgojnë

Të gjithë mund t’i lejojnë vetës ndonjë kapriçio të vogël, por miliarderit Roman Abramovich i ka kushtuar teka e fundit rreth 48 mijë euro.

Abramovich nuk është trembur nga sanksionet e Britanisë së Madhe apo nga frika se çfarë do të ndodhë me klubin e Chelsea-t dhe ka porositur ushqim nga Londra që ta shijonte në Baku të Azerbajxhanit.

Këtë lajm e kanë raportuar tabloidet britanike dhe duket se kjo porosi nuk ka ardhur nga i "ashtuquajturi" helmim i përpara disa javëve por nga dëshira e shfrenuar e manjatit rus për të ngrënë sushi nga 4 630 kilometra larg.

Kostoja e vaktit ishte 1500 euro dhe transporti i ka kushtuar pak më shumë se 48 mijë euro. I vetmi problem ishte se ushqimi kishte mbërritur pak i ftohtë pasi i janë dashur rreth 5 orë udhëtim.


Video