A ishte ky komenti i Alban Ramosajt një thumb ndaj Donaldit dhe Bora Zemanit?

11 April 2022, 14:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ishte ky komenti i Alban Ramosajt një thumb ndaj Donaldit dhe Bora
Alban Ramosaj, Donaldi dhe Bora Zemani

Në një llogari në Instagram e cila tashmë është çaktivizuar Alban Ramosaj është bërë target i një postimi i cili vendoste në dyshim ‘jetën e tij tejet luksoze’ dhe udhëtimet e shpeshta që këngëtari bën në Dubai.

Po cili ishte reagimi i Albanit për këtë postim? Albani ka reaguar si duket me një kunj të hapur ndaj Bora Zemanit dhe Donaldit. Duket se përdorimi i ironisë dhe sarkazmës është një art më vete, të cilin këngëtari di ta përdorë mjaft mirë në mbrojtje të vetvetes.

“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m followers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”.

A ishte ky komenti i Alban Ramosajt një thumb ndaj Donaldit dhe Bora

E pra fjalët janë zgjedhur për të goditur aty ku duhet.

Kujtojmë se Bora Zemani në llogarinë e saj në Instagram ka rreth 1 milion ndjekës dhe si duket Albani ka hedhur dyshime se këta ndjekës janë të blerë.

E ndërsa me shtëpitë e përmendura ka dashur të ironizojë Donaldin, ish-partnerin e Beatrix, i cili pasi humbi në Big Brother u zotua se do të ndërtonte 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.

Pra Albani me këtë koment ka vrarë dy zogj, apo mos duhet të themi tre bashkë me komentuesit?


Video