“Rri se do dalësh si këllëf sonte”, Egla këshillon Romeon të mos i japë gojës, por aktori nuk i kap fjalët e koduara

4 May 2024, 18:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rri se do dalësh si këllëf sonte”, Egla
Romeo Veshaj dhe Egla Ceno

Romeo Veshaj dhe Egla Ceno kanë nisur një bisedë me tone ironike në oborrin e BBV.

Romeo e paralajmëron Eglën duke i thënë se i ka ardhur fundi, për shkak se ajo e ka çuar në nominim kokë më kokë me Heidi Baçin, konkurrenten që aktori e ka të dashur.

Por, Egla i ka thënë që të mos flasë më sepse në prime, do të dalë si këllëf.

Aktorja ia shpreh këtë gjë, pasi Romeo nuk e di se ai dhe Heidi janë në nominim që njëri të shkojë në finale dhe jo për t’u eliminuar nga gara.

Debati:

Egla: Qyqja Romeo sa i mërzitur

Romeo: Jam mërzitur për ty

Egla: Je mërzitur për mua? Pse?

Romeo: Se të ka ardhur fundi

Egla: Më ka ardhur fundi? Nuk besoj. Je duke i bërë llogaritë gabim

Romeo: Nuk është llogari, është ndjesi

Egla: Ju duke i dëgjuar ndjesitë gabim, shumë gabim. Vëri veshin më mirë. Je duke i dëgjuar gabim, totalisht. Mos u mërzit për mua. Unë e marr vetë përsipër kusurin e gjërave që bëj. Secili e merr vetë në fakt

Romeo: A më pyete?

Egla: Po, por s’më pëlqen të të shoh kaq të mërzitur

Romeo: S’të pëlqen ty

Egla: Jo

Romeo: Prandaj e bëre

Egla: Jo Romeo, nuk e bëra prandaj. Gjërat ndodhin.

Romeo: Sa keq më vjen për ty

Egla: Pse mo lal, ma ke caktuar fundin? Po rri mo se do dalësh si këllëf. Ti s’je këllëf, kam besim te ty

Romeo: Sa keq më vjen për ty, sa më dhimbsen. Mos ma prish natën

Egla: S’kam ndërmend.

 

 


Video