Rezart Veleshnja i indinjuar: Hysajn e masakruat, ndërsa për këtë derrin (doktorin) asnjë nuk ngrihet

29 June 2024, 14:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rezart Veleshnja i indinjuar: Hysajn e masakruat, ndërsa për
Rezart Veleshnja

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas skandalit që ka përfshirë ditët e fundit spitalin Onkologjik në QSUNT.

Veleshnja ka kërkuar reagimin e qytetarëve, që sipas tij, në rastin e Hysajt nuk nguruan të flisnin dhe ta “kryqëzonin”. Ndërsa në rastin e doktor Edmond Gashit, askush nuk flet.

“Për flokët e atij të shkretit që thanë të gjithë që është instinkt njerëzor. Atë e  kryqëzuan, çfarë nuk i bënë. Ndërsa për këtë derrin, këtë doktorin, këtë fuçinë e mbushur me “m*t” brenda, asnjë nuk ngrihet sepse ne duam të hamë të pimë të bëjmë qejf, aheng, se kush vdes, le të vdesë”, thotë ai mes të tjerash.

 


Video