Reperi i famshëm amerikan shokon me deklaratën për Diddy-n: Do e kisha vr*rë nëse do tentonte...

22 September 2024, 21:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reperi i famshëm amerikan shokon me deklaratën për Diddy-n: Do e
Diddy / Soulja Boy

Reperi i famshëm amerikan Soulja Boy ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj reperit të diskretituar publikisht tashmë Diddy.

Në rrjetet sociale ai ka thënë se do e kishte "vrarë Diddy-n, nëse ai do të kishte tentuar ndonjë sjellje homoseksuale ndaj tij, siç ka bërë me reperat e tjerë".

Që prej arrestimit të Diddy-t dhe zbulimit të FBI-së se ai organizonte festa të shthurrura me VIP-a të shumtë, ku kishte drogë dhe punonjëse seksi, në mediat sociale amerikane kanë shpërthyer thashethemet se kush prej emrave të mëdhenj të spektaklit ka qenë pjesë e këtyre festave.

Megjithatë, ndjekësit kanë qenë të shpejtë t'i kujtojnë atij se në fakt e ka takuar Diddy-n duke e vizituar në vilën e tij në vitin 2021.

Së bashku me këto thashetheme, janë përhapur edhe fjalët se Diddy ka patur afrueshmëri seksuale ndaj të njëjtës gjini.

Diddy është një prej reperave më të famshëm amerikanë, si dhe një prej producentëve më të mëdhenj të Rap dhe Hip-Hop që prej viteve 90. Ai sot ndodhet pas hekurave me akuzat e prostitucionit dhe shantazhit ndër të tjera.


Video