Prezantohet iPhone 14: Zbuloni risitë dhe sa kushton (VIDEO)

7 September 2022, 23:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prezantohet iPhone 14: Zbuloni risitë dhe sa kushton (VIDEO)

Gjatë eventit të Apple ‘Far Out’ të mbajtur pasditen e sotme janë prezantuar modelet e reja të iPhone 14 dhe versionet Pro së bashku me AirPods Pro, Apple Watch Ultra dhe Watch Series 8.

Për iPhone 14 janë prezantuar 4 versione 14, 14 Plus, Pro dhe Pro Max, të gjithë me bateri që zgjat ‘gjithë ditën’.

Shitjet e para do të nisin më 16 shtator me një çmim fillestar prej 999 dollarë për versionin e ri iPhone 14 Pro 1099 dollarë për iPhone 14 Pro Max.

Modeli standard iPhone 14 kushton 799 dollarë, ndërsa 14 Plus e ka çmimin 899 dollarë.

Modelet e reja vijnë në 4 ngjyra si lejla e errët, ngjyrë ari, argjend dhe të zezë.

I bërë për të rezistuar gjatë me material qeramike ndërthurur me çelik, rezistent ndaj ujit modelet e reja vijnë në dy përmasa ekranesh 6.1-inch modeli Pro dhe 6.7-inch Pro Max.

Sipas Apple, modeli 14 Plus do të ofrojë jetëgjatësinë e baterisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë një celular iPhone. Ndërkohë, kamera e përparme është prej 12 megapixel dhe me sensor stabilizues.



Video