Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncerti në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, teksa përveç saj performuan dhe disa këngëtare të tjera shqiptare.
Një prej tyre ishte dhe Semi Jaupaj, e cila ka kënduar disa prej këngëve më të njohura të saj. Duket se mbrëmja e djeshme ka qenë shumë emocionale për të, pasi nuk i mbajti lotët në skenë kur po këndonte këngën "Jetike". Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten.
Për këtë paraqitje Semi kishte zgjedhur të vishej totalisht me të bardha. Ajo u shfaq me një kostum që përbëhej nga pantallona të bardha, crop-top dhe këmishë. Po ashtu, prej javësh, Semi ka hequr dorë nga flokët e gjata duke zgjedhur një look më elegant, me flokët e shkurtëra mbi shpatulla.