'Më ka bërë mirë burgu', Fjolla Morina: Kisha nevojë për pushim, veç kam lexuar dhe...

7 September 2022, 19:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Më ka bërë mirë burgu', Fjolla Morina: Kisha

Fjolla Morina ka folur për herë të parë për ditët që kaloi në burg. Këngëtarja u arrestua nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Këngëtarja u arrestua në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku u kap me dy pistoleta në makinën e saj. Së fundmi, gjatë një interviste që ka dhënë për mediat në Kosovë, Fjolla është shprehur se kjo periudhë i ka bërë shumë mirë. “Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur.

Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë?

Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim,”- tha ajo.

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes dhe për martesën me biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin i dha fund disa kohë më pas.



Video