Fifi ka publikuar këngën më të re të titulluar “Vëmendje”. Nisur nga titulli, ylli i muzikës lë të kuptohet se është një këngë që flet për atë që ka kaluar pas daljes nga “Big Brother VIP”. Si duket, ajo i referohet akuzave pas daljes nga shtëpia e famshme, se gjithçka e ka bërë për vëmendje.
Fifi ndalet gjithashtu te momenti kur i bie të fikët gjatë spektaklit live, që u pasua më pas me daljen e saj nga “BB VIP”, teksa ironizon komentet se ka qenë aktrim nga ana e saj. Mes të tjerash, këngëtarja shprehet se e kanë përdorur dobësinë e saj teksa thekson “dikush po kënaqet me dhimbjen time”.
“Po më irriton çdo mangësi që më shtohet, mu pa dijeni tragjedi me lyp psikolog në rrethin tem spontanisht me qajt, krejt thonë drama queen, e para mendo gabimisht ty me të ron të fikt. Ke aktru dhe do vëmendje, e ka bo për vëmendjen.
A është dikush jashtë që ka me më dasht? A është dikush jashtë që me më përqaf? Dikush po kënaqet, me dhimbjen tem po kënaqet
Prit pak se doli, me goj ça foli, kurrgjë nuk boni, blla blla vazhdoni, se më keni lodh nuk kam nerva mo asnjë sekond, me ju me u marr,
Po sulmon për vëmendje, dashuron për vëmendje, po shkallon për vëmendje për vëmendje” janë disa nga rreshtat e këngëtares.