"Bie" Tik Tok-u, përdoruesit probleme me logimin dhe ngarkimin e videove

1 November 2022, 17:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bie" Tik Tok-u, përdoruesit probleme me logimin dhe ngarkimin e
Tik Tok

Rrjeti social "Tik Tok" ka shfaqur probleme ditën e sotme. Kryesisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po hasin vështirësi me logimin në këtë aplikacion dhe ngarkimin e videove.

Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 15:21 dhe vijojnë akoma. Deri më tani, më shumë se 1200 probleme janë regjistruar në DownDetector, me 65 % të njerëzve që raportojnë probleme me aplikacionin, 23 % me lidhjen e serverit dhe 12 për qind me ngarkimin e videove.

Disa përdorues të frustruar kanë hyrë në Twitter për të diskutuar ndërprerjen. 

"A ju ka rënë TikTok? Nuk mund t'i shoh postimet apo njoftimet e mia”, ka shkruar njëri.

Një tjetër shkroi në Twitter: Ka rënë TIKTOK? Videot e mia janë zhdukur.

Ndërprerja vjen vetëm një ditë pasi aplikacioni rival Instagram përjetoi një ndërprerje katër orëshe që shkaktoi pezullimin e llogarive të përdoruesve. 


Video