Gerard Pique dhe Shakira janë bërë kryefjalë e mediave botërore ditët e fundit, pasi po përflitet se dyshja do t'i jap fund romancës prej më shumë se një dekade pasi dyshohet se futbollisti ka tradhtuar këngëtaren.
Sot në disa media u aludua se Pique e ka tradhtuar këngëtaren me nënën e shokut të skuadrës, Gavi, i cili është vetëm 17-vjeç. Ky lajm nuk i ka shpëtuar reperit shqiptar Ledri Vula i cili e ka shpërndarë lajmin në Instastory duke ironizuar situatën e krijuar.
“Me fjalë të tjera: S’ma gjuan topin, tu q* mami” shkruan Ledri Vula, duke mos e kursyer aspak ironinë.
Në fakt nëpër këngët e tij reperi u referohet shpesh personazheve ndërkombëtare duke i përmendur nëpër këngë. Do ishte interesante nëse në këngën e tij të re Ledri do fliste për këtë histori.
