Beniada Nishani “flirton” me gazetarin: Unë vdes për ...

2 June 2022, 15:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beniada Nishani “flirton” me gazetarin: Unë vdes për ...
Beniada Nishani

Biniada Nishani ka bërë një karrierë të suksesshme si modele në Itali, por famën më të madhe për publikun shqiptar e mori gjatë eksperiencës në Big Brother Vip, ku u njoh si një vajzë e çiltër, e drejtpërdrejt dhe që i bëri të gjithë për vete me batuata e saj. 

Bjondja elegante tashmë është fokusuar në karrierën televizive në Shqipëri dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “Gjesi” në T7. Ajo është pyetur për jetën e saj private, por nuk është dukur aspak e entuziazmuar.

“Nuk e di unë e shkreta ça po më bën vaki,” - tregon ajo duke qeshur.

Ndërsa, kur u pyet nëse është në një lidhje ajo nguroi të bëjë një deklaratë. Në këtë moment gazetari e ngacmon duke i thënë nëse do donte një djalë si ai nga Kosova, dhe modelja nuk mendohet dy herë t’i japë një përgjigjë.

“Patjetër, unë vdes për kosovarët,” - përgjigjet ish-banorja e BBV.


Video