Formula e saktë për të llogaritur “moshën njerëzore” të qenit tuaj (dhe nuk shumëzohet me 7)

2 June 2022, 11:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Formula e saktë për të llogaritur “moshën

Nëse vazhdoni të besoni se një vit për qenin tuaj është shtatë për një njeri, duhet ta dini se nuk është kështu. Shkenca tashmë e ka hedhur poshtë këtë teori duke shpjeguar se, në realitet, qentë mund të plaken më shpejt se njerëzit gjatë rinisë së tyre.

Tani, një studim i fundit ka mundur të krijojë një formulë shumë më të saktë për të ditur moshën e mikut tuaj më të mirë.

Studimi i kryer në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë është bazuar në ndryshimin e modeleve të grupeve "metil" në gjenomet e qenve dhe njerëzve.

Pra, baza mbetet e njëjtë, vetëm kni parasysh: të dy speciet nuk plaken me të njëjtin ritëm, por krahasimi nuk është aq linear sa sugjeron rregulli i përgjithshëm i 1 viti njerëzor i barabartë me 7 vite qeni.

Më shumë se thjesht një truk i thjeshtë matematikor, studiuesit thonë se ai është një mjet i dobishëm për veterinerët.

Një qen 1 vjeç, sa një njeri 30 vjeç

Ajo që doli nga studimi është një grafik që mund të përdoret për të përputhur moshën e qenit tonë me moshën e tij njerëzore.

Grafiku udhëhiqet përmes ekuacionit që tregon se kur qentë janë të rinj, plaken më shpejt se njerëzit.

Në të vërtetë, një qen një vjeçar nuk është i ngjashëm me një njeri 7-vjeçar, por me një 30 - vjeçar. Dhe duke ndjekur linjën e jetës, një qen katër vjeçar do të ishte ngjashëm me një njeri 52-vjeçar, e kështu me radhë derisa në moshën 7-vjeçare plakja e tij ngadalësohet.

Pra, për të llogaritur moshën e qenit tuaj në "vite njerëzore" shihni grafikun më poshtë.

 



Video