"Mblidhet byroja e vendos një vit para emrin për Eurovision", akuza të forta ndaj Festivalit të RTSH

2 June 2022, 16:07Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mblidhet byroja e vendos një vit para emrin për
Stefi dhe Endri Prifti

Vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti si gjithmonë flasin troç dhe pa filtra, edhe kur bëhet fjalë për kolegët e tyre dhe për kompeticionet ku marrin pjesë.

Të njëjtën gjë kanë bërë dhe se fundmi teksa janë pyetur gjatë një interviste lidhur me garën në festivale dhe dhënien e çmimeve. Stefi Prifti ka deklaruar se vendin e parë e vendosin gjithmonë pronarët dhe jo juria.

“Kur vjen puna për çmimin e parë, të gjithë e duan dhe e kërkojnë. Ne kemi pasur dy raste që ishim me të mirët për të fituar çmimin e parë, një me këngën “Ti se meriton” dhe këngën e Endrit e cila u zgjodh si balada më e mirë. Juria për këngën “Ti se meriton” ishte për çmim të parë, por festivali ka një pronar dhe ai thotë çmimin e parë do e ndajë unë, ndërsa për të tjerat i keni ju në dorë. Këto gjëra artistët nuk i thonë se ne jetojmë një botë të vogël dhe nesër pasnesër do t’i trokasin prap në derë”, tha Stefi.

Ndëra Endri u shoreh se tek Festivali i RTSH-së e vendosin një vit para se kë do çojnë në Eurovizion duke akuzuar për fitues të paracaktuar.

“Ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis as me kolegët dhe as me jurinë. Nuk themi asnjëherë na vendos pike. Mblidhet byroja te RTSH dhe vendosin që tani kë do dërgojmë vitin tjetër në Eurovizion, gjejnë një emër dhe e çojnë” - tha Endri.

Ndërsa Stefi e përforcojë: “Këtë ta garantojë unë se ecin me paramendim. Unë po flas që konkurrenca të jetë dinjitoze, e vërtetë dhe vlerësimi të jetë më i mirë”.


Video