Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një peticion në Change.org për të hequr aktoren Amber Heard nga kasti i "Aquaman 2" ka grumbulluar mbi 3 milionë nënshkrime në mes të gjyqit më të komentuar të momentit.
Peticioni u kërkon drejtuesve të Warner Bros. të largojnë aktoren nga kasti.
Heard luan një personazh të quajtur Mera.
Peticioni shkruan se “Amber Heard është ekspozuar si dhunuese nga Johnny Depp” dhe shton se dhuna ndaj burrave "duhet të njihet dhe duhet të ndërmerren veprime për të parandaluar që një abuzuese të vlerësohet në industrinë e filmit".
Change.org vëren se peticioni ka arritur 3+ milionë nënshkrime dhe në këtë mënyrë është bërë një nga peticionet më të nënshkruara në faqen e internetit.