Moderatorja Dojna Mema ju ka treguar ndjekësve të saj se cila ka qenë puna e saj e parë dhe se sa është paguar.
Në një postim në rrjetet sociale, Dojna shkruan se ka punuar për herë të parë në radio dhe pas 6 muaj prove të papaguar i kanë caktuar një pagë prej 200 mijë lekësh të vjetra në muaj.
Ajo shprehet se ishte shumë e lumtur me atë punë dhe se pyeste veten se përse e paguajnë për të bërë atë çfarë ajo pëlqente.
Dojna ka publikuar një foto që i përket vitit 2012, në kohën kur ajo punonte në radio.
"Puna ime e parë, radio,19 vjeç !Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit.
Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja : Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!
Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda ????
Foto Arkive : Circa 2012" shkruan Dojna.
View this post on Instagram