Pas skandalit për tradhti, Barack Obama publikon foto me Michelle: Gëzuar jeta ime...

17 Janar 2025, 20:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas skandalit për tradhti, Barack Obama publikon foto me Michelle:
Barack dhe Michelle Obama

Michelle dhe Barack Obama janë në qendër të thashethemeve për martesën e tyre e cila aludohet se është në prag divorci.

Pas një analize nga një ekspert i gjuhës së trupit se 32 viteve të tyre së bashku u ka ardhur fundi, ish-presidenti i SHBA-së ka provuar të kundërtën.

Ai ka ndarë një foto ku e ka kapur Michelle nga dora, shoqëruar me një urim të ëmbël për ditëlindjen e saj të 61-të.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Ti e mbush çdo vend me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hijeshi e dukesh bukur ndërsa e bën. Jam shumë fatlum që i kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua”.

Me këtë moment, duket se çifti ka rrëzuar çdo thashethem për largësinë fizike e shpirtërore mes tyre pasi duken më të afërt në çdo moment.

Në tetor ata festuan edhe 32-vjetorin e martesës ku sërish nuk mungoi një foto krah njëri-tjetrit.

Sa për mungesën e saj në funeralin e Jimmy Carter, ish-Zonja e Parë tha se kishte diçka në axhendë që e pengonte të merrte pjesë, por i dërgoi “lutjet e saj familjes dhe çdokujt që kishte dashur e mësuar nga ish-presidenti i jashtëzakonshëm”, tha zëdhënësi i saj.

Sipas një burimi për People, ajo nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump sepse “nuk është nga ato që vendos një maskë dhe shtiret për hir të protokollit. Michelle nuk bën asgjë sepse pritet prej saj, është protokoll apo traditë”.

 

 


Vox Pop

Video