Parkim i gabuar? Luiz Ejllit i vendosin gjobë, e merr me buzëqeshje (Video)

22 August 2023, 15:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parkim i gabuar? Luiz Ejllit i vendosin gjobë, e merr me buzëqeshje
Luiz Ejlli

Policia Bashkiake nuk ka kursyer as këngëtarin Luiz Ejlli.

Në një video të shkurtër, ai shihet teksa është jashtë makinës në prani të policit bashkiak, i cili i jep fletën e gjobës.

Mësohet se këngëtari kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të rezervuar për taksitë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në kryeqytet.

Në videon e shkurtër shihet teksa Ejlli nuk ka kundërshtuar policin për gjobën, por e ka pritur atë me buzëqeshje.

Video e marrë nga A2:


Video