Parashikimet e frikshme, sezoni i ri i “The Simpsons” do t’ju tregojë si të shihni të ardhmen

12 August 2022, 11:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Parashikimet e frikshme, sezoni i ri i “The Simpsons” do t’ju
“The Simpsons”

Nëse ndodh një herë, dy herë, mund të jetë rastësi. Ama, nëse ndodh mbi 18 herë, diçka nuk shkon.

“The Simpsons” është një nga serialet më argëtues për të gjitha moshat. Seriali doli për herë të parë në vitin 1989 dhe numëron plot 33 sezone duke u bërë mjaft të njohur për aftësinë e tyre të çuditshme për të parashikuar të ardhmen.

Krahas humorit, që është aktual dhe po aq argëtues edhe pas tre dekadash, parashikimi i eventeve jo pak të rëndësishme në botë ka bërë të ngrihen shumë teori të dyshimta e të pabesueshme mbi autorët e serialit.

Në sezonin e tyre të 34-të ata do të zbulojnë disa njohuri për mënyrën se si arrijnë ta bëjnë këtë.

Shfaqja ka parashikuar gjëra të tilla si kandidimin e Donald Trumpit për president, pandeminë COVID-19 gjatë gjithë viteve, madje edhe luftën Rusi-Ukrainë.

Skenaristi i serialit ikonik, Matt Selman ngacmoi shikuesit në një intervistë për “Deadline” ku tha se do të ketë një episod në sezonin e 34-të që ofron disi një shpjegim se si ata mund të parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi.

“Ne kemi një tjetër episod konceptual të çmendur që shpjegon se si ‘The Simpsons’ e dinë të ardhmen”, shpjegoi Selman.

“Është një episod konceptual me shumë gjëra të çmendura në të, por bën një shpjegim se si ‘The Simpsons’ mund të parashikojnë të ardhmen”, shtoi ai.

“The Simpsons” ka thyer rekorde si seriali më i gjatë në transmetim direkt me 728 episode deri më sot, megjithëse ky sezon do të jetë unik në disa mënyra.

Sakaq premiera e sezonit të 34-të do të transmetohet këtë vjeshtë më 25 shtator.



Video