Fansat menduan se mes Amosit dhe Dea Mishelit do të kishim një çift brenda shtëpisë së "Big Brother Albania Vip", por mes dyshes ka patur një krisje të miqësisë natën e kaluar.
Sipas Amosit, Dea i ka thënë në mënyrë urdhëruese t’i mbyllë valixhen dhe kjo sipas tij, është ofendim pasi nuk e kërkoi me mirësjellje.
Sipas Amosit, Dea i ka thënë në mënyrë urdhëruese t’i mbyllë valixhen dhe kjo sipas tij, është ofendim pasi nuk e kërkoi me mirësjellje.
Amos ka vënë ‘pikat mbi i’ me Dean. Ai tha se është ndierë i ofenduar disa herë nga batutat e saj, duke i kërkuar që të sillet mirë me të, siç dhe ai sillet me Dean.
Amos i tha Deas se një herë që bëri batutë me të, ajo e mori për keq dhe që atëherë nuk ka bërë më asnjë shaka me të.
Por, edhe në mëngjesin e sotëm, Amos ka marrë kritika nga Luizi dhe Bjordi për mënyrën se si u soll me Dean, por sërisht nuk ka tërheqje prej tij dhe tha se nuk ja jap më mundësinë që ajo të bëjë të njëjtën gjë me të, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka mes tyre ka marrë fund.