Këngëtari Butrint Imeri ka mbështetur publikisht moderatorn Kiara Tito në rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Albania.
Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit ai ka shpërndarë foton e Kiarës duke i vendosur edhe një kurorë në kokë. Ata kanë patur një romancë së bashku, por duket se edhe pas ndarjes, vazhdojnë ta ruajnë miqësinë me njëri-tjetrin.
Gjatë qëndrimit në "Big Brother Vip" Kiara ka folur për lidhjen e saj me Butrintin duke e cilësuar atë njeriun e duhur në kohën e gabuar për shkak se të dy kanë qenë shumë të vegjël, vetëm 20-vjeç. Ajo tha se ka folur me Butrintin edhe pas ndarjes, por një rikthim së bashku.
Gjatë spektaklit Kiara rrëmbeu edhe duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo nuk e hodhi poshtë Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.