Kush ikën të martën? Ja 5 të nominuarit e kësaj jave në "Big Brother Vip"

15 January 2023, 08:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush ikën të martën? Ja 5 të nominuarit e kësaj jave
Pesë të nominuarit

Tashmë kanë kaluar mbi tre javë nga nisja e "Big Brother Albania 2" dhe situata brenda shtëpisë po bëhet gjithnjë e më shumë dinamike.

Në "prime-n" e djeshëm kanë qenë vetë banorët të cilët kanë zgjedhur të nominuarit. Pesë banorët me më shumë vota kanë qenë Olta, Kristi, Luizi , Efi, Ronaldo dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë ditën e martë.

Publiku do votojë për të preferuarin, pasi pyetja është se "Kë doni të shpëtoni?". Kjo është një tjetër sfidë për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili duket se pothuajse të gjithë banorët brenda shtëpisë i ka kundër, ndërsa duket se ka një mbështetje të madhe nga publiku jashtë.

Ditën e djeshme, banorja që u eliminua nga gara dhe la shtëpinë e "BBV" ka qenë Mikela, e cila rezultoi si më pak e preferuara mes Luizit, Kiarës dhe Dea Mishelit.


Video