“Do filloj të pi qumësht si ty”, Luizi ironizon keq me Kristin

14 January 2023, 21:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do filloj të pi qumësht si ty”, Luizi ironizon keq me
“Do filloj të pi qumësht si ty”, Luizi ironizon keq me Kristin

Kristi dhe Luizi janë përballur sonte pas faljes së Luizit. Ky i fundit e ka ironizuar keq, duke thënë se Kristit i ndihet zëri vetëm në prime.

Zhaku: Jeni në një lojë dhe është normale që do vendosni shkopinj në rrota. Nuk është normale që të ofendoni ashtu . Ti Kristi je një shembull se si mund të luhet në mënyrë publike!

Kristi: Unë besoj që impakti që duhet ti jepet publiku s’mund të jetë ai i mashtruesit.

Zhaku: Po pra kjo është lojë, dhe nuk do luani të gjithë njësoj!

Luizi: Ti Kristi më the që të kam ofenduar, unë nuk e kam bërë kë të gjë! Se tani kam lënë dhe Golden Eagle, do filloj të pi qumësht si ty!

Kristi: Këtu je në komunitet, po shave një, i ka sharë të gjithë!

Luizi: Ti rri gjithë javën pi qumësht dhe vjen prime edhe fillon debatin, ke ca shpërthime. Të ka emëruar ndonjë për përfaqësues?

Kristi: Ku e  pe këtë gjë?

Luizi: Po pra unë  s’të kam ofenduar kurrë ty.


Video