Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe moderatorja Luana Vjollca janë përfshirë në një konflikt së fundmi. Shkak është bërë fotoja e Noizyt e vendosur në çdo emisionin e Luanës në një sfidë të reperave dhe në puntatën e fundit u bë protagonisti i komenteve negative nga Mato Lale dhe Marini.
Por, pavarësisht reagimit të parë, shumë të ashpër ndaj moderatores, Noizy ka reaguar sërish përmes një postimi në InstaStory.
Krahas fotos së tij, Noizy shkruan se emri i tij është kthyer në ‘Brand’ (markë që shet shumë) dhe prodhon e shet lajm gjithnjë. Pra ndihmon emisionet si të Luanës, sipas tij, të rrisin klikimet në TikTok.
"Top news kur përmendet, Top views kur shahet, Top news kur reagon, Top news kur shan, Top news kur rri në punën time, Top news kur rri në punën tate, Top news kur shkoj në tualet, Top news kur u ndez llamba e benzinës, NOIZY, është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë të dëgjosh?”, ka shkruar ai.
