
Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, shpërndau ditën e sotme një kunj për Donaldin dhe Borën, mirëpo kjo gjë nuk u prit shumë mirë nga publiku.
Në llogarinë e saj në Twitter, Beatrix shpërndau shprehjen e komentit të saj të vjetër në postimin e Borës dhe Donaldit (kur ata u ritakuan brenda BBV ndërsa Beatrix ende nuk ishte bërë banore).
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”- shkruan Trixa në postim.
Ndjekësit filluan ta ‘kryqëzojnë’ duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.
Madje një person ka shkruar për këngëtaren në “Twitter”: “Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”
Po ky koment nuk është lënë pa u komentuar nga vetë Beatrix-i e cila ka thënë: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë nga ç’mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar“.
